01,05,2024

Amerika sot feston 240 vjetorin e Pavarësisë

Must Read

Çdo vit, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë.

4 Korriku shënon 240 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 240 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

E për çdo vit, pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Kosovë.

Për nder të kësaj ditë të premten Ambasada Amerikane në Kosovë, ka organizuar një ndejë në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bir, më mbyt para se të migrosh

Bir, më mbyt para se të migrosh” është film i shkurtër emocionues dhe aktual për shoqërinë tonë! Në fokus...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img