05,11,2024

“Ambienti” vazhdon të ndryshoi pamjet e qytetit dhe të rregulloi hapësirat publike, kërkohet ndihma e qytetarëve për ruajtjen  e ambientit (Foto)

Must Read

Pamje mahnitëse tek parku dhe rrethrrotullimi në rrugën “Uran Tinova”, dhe në pjesët tjera të gjelbërta, pas mirëmbajtjes dhe kositjes së barit me një përkushtim dhe kujdes të detajuar.

“Për një qytet të gjelbërt, të pastër dhe të mirëmbajtur vazhdon të mbetet synimi i angazhimit të secilit punonjës  të Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” Ferizaj. Pamje nga angazhimi ynë në teren, që tregon qartë për synimin tonë për të gjelbërtën”ka thënë Arton Gavazi, drejtor i “Ambientit”

Por nuk është vetë rrethrrotullimi  synim i “Ambienti”, aksionet e kësaj kompani çdo ditë po ndërrojnë pamjet e rrugëve,  ambientet e institucioneve publike  të cilat po I japin pamje të bukur edhe qytetit.

Drejtori Gavazi ka apeluar te qytetarët që të kujdesen për ruajtjen e ambientit dhe të mos hedhin mbeturina aty  ku nuk e kanë vendin, sepse përveç që kërkon një angazhim shumë më të madh po i jep edhe qytetit një pamje  jo të mirë.

“Ne do të bëjmë të pamundurën që të krijojmë një ambient të bukur dhe të pastër por pa ndihmën ë qytetarëve  është e vështirë. Me ndihmën dhe kujdesin e tyre do të kemi një Ferizaj çfarë e duam” ka thënë Gavazi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img