14,05,2025

Ambasadorja e BE-së: Gjyqtarët, personat më të pasur në vend

Must Read
Romana Vlahutin

Ajo thotë se pas miratimit të reformës në drejtësi, gjykatësit dhe prokurorët do të kalojnë nën hetim për pasuritë e tyre.

“Tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj. E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend edhe pse marrin 800 euro në muaj”, tha Vlahutin për radion gjermane, shkruan gazeta Shekulli.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img