28,05,2024

Ambasadori gjerman: Në fillim të vitit tjetër liberalizohen vizat

Must Read

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është përgjigjur në lidhje me mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën në fillim të vitit të ardhshëm.

Rohde u tregua i prerë kur u pyet se a do të hiqen vizat në muajin shkurt ose mars duke thënë se “përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është po”.

“Përgjigja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren ku në kuadër të një projekti nxënës nga vendet të ndryshme kanë marrë pjesë. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Dhe ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën”, është shprehur Rohde.

Tutje, ai përmendi edhe një intervistë të dhënë për Klan Kosovën, duke thënë se në një intervistë rishtazi është shprehur se ai do të jetë ambasadori i fundit gjerman i cili përgjigjet rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img