18,11,2024

Amazon, Google e Facebook dhe rreziku nga pushteti i tyre

Must Read

Tre gjigantët e Silicon Valley së bashku kontrollojnë thuajse tërësisht tregtinë elektronike ( e-comerce), rrjetet sociale dhe kërkimet online. Një përqendrim i tille pushteti nuk ishte parë që prej një shekulli.

Një rrezik për përdoruesit dhe për demokracinë – deklaron eksperti amerikan Jonathan Taplin, i cili në një libër tregon anën tjetër të kampioneve të inovacionit.

Një përqendrim i pushtetit ekonomik si në kohet e tashme nuk ishte parë në Amerikë që prej një shekulli: që nga koha e John Rockfeller dhe J.P.Morgan. Në atë kohe për të thyer monopolet ndërhyri një president konservator , Theodore Roosvelt. Sot Google kontrollon 88 për qind të tregut të motorëve të kërkimit , ndërkohë Facebook me anë të aplikacioneve që kontrollon ( WhatsApp , Instagram dhe Messenger) ka rreth 77 për qind të rrjeteve social dhe Amazon, më tepër se 50 për qind të tregut të shitjeve online, dhe rreth 74 për qind të tregut të librave .

” Janë realisht monopole. Është koha të merren në konsideratë dhe të ndalohet së konsideruari Silicon Valley si diçka e shenjte.

Jonathan Taplin , docent i komunikimit dhe drejtor i Laboratorit te Inovacionit Annenberg ne Universitetin e Kalifornise se Jugut është një lloj akademiku disi i veçantë: përpara se te fillonte karrierën pedagogjike dhe atë kërkuese shkencore ka qene një menaxher i industrisë muzikore dhe kinemasë; ka organizuar koncerte për Bob Dylan , ka prodhuar një film Mean Streets që ishte suksesi i pare i regjisorit Martin Scorsese . I rritur ndërmjet revolucionit teknologjik dhe fermentit politik dhe kulturor që ka kaluar për disa dekada Kalifornia , Taplin sheh me zhgënjim ndaj kompanive të Internetit : një bote “liberale” në sytë e shumicës , por që për të nuk është aspak progresiste. Një aureole politike dhe një shenjtërim teknologjik është duke maskuar sipas tij, realitetin e një kapitalizmi jo më pak të ashpër se ai i një shekulli me pare, i impenjuar si tashme për të ndërtuar monopole.

Për këtë qellim ka shkruar një libër denoncues provokues që nga titulli: Move Fast and Break Things.

Një slogan pro-përçarjes i marre nga themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg i cili me pas vazhdonte kështu :”Në qoftë se nuk shkatërron gjera do të thotë që nuk po shkon përpara mjaftueshëm shpejt”. Edhe Taplin kërkon të shkatërrojë por ai mendon të shkatërrojë monopolet dhe oligopolet teknologjike. Tamam si një beteje me mullinjtë e erës , duke marrë parasysh forcën e gjigandeve të web-it popullaritetin e tyre dhe mbështetjen që ata kanë qoftë nga demokratët ashtu dhe nga republikanët.

Dhe Donald Trump i cili dërgoi në Shtëpinë e Bardhe Peter Thiel , një nga kampionet e Silicon Valley , nuk duket personi i duhur për fushata antitrust. ”Një vit e gjysme më parë , kur i propozova ketë libër shtëpisë botuese Little Brown – tregon Jonathan nga shtëpia e tij në Los Angeles – isha totalisht kundër rrymës : po sfidoja vetë përcaktimin teknologjik që kishte nënshtruar dhe Obamen dhe Partine Demokratike. Por që nga ajo kohe shume gjera kanë ndryshuar. Dhe reagimet ndaj librit tim janë në mënyrë të papritur ,pozitive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img