Ferizaj

Alma Loki mposht serben Milosevic dhe bëhet kampione e Ballkanit në karate

By FerizajPress

February 24, 2024

Karateistja jonë, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave.

Edhe një medalje e artë për Kosovën. Kësaj radhe në sportin e karates.

Bëhet fjalë për karateisten Alma Loki, e cila fitoi të artë në Kampionatin Ballkanik.

Loki shënoi pesë fitore, ndërsa për të artën mundi serben, Neda Millosheviq.

Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata.