02,05,2024

Aliu ua prezanton bizneseve programin qeverisës

Must Read

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar bizneset të cilat operojnë përgjatë rrugës “Bajram e Gursel Sylejmani”.

Vizitën e Aliut e mirëpritën përfaqësues të këtyre bizneseve, madje kishte edhe prej atyre që në punishtet e tyre mbanin fletushka ku paraqitet programi qeverisës i PDK-së.

Aliu tha se nëpërmjet vizitave të bizneseve po synon t’i njoftoj ata me programin që partia e tij ka hartuar për afaristët e këtushëm.

“Në në programin tonë synojmë që ta kompletojmë infrastrukturën bazike sa i përket gjithë kësaj zone, por mbi të gjitha ne jemi të interesuar t’ua sqarojmë qytetarëve, në mënyrë të veçantë edhe bizneseve, sepse kemi një pako në programin tonë që lidhet edhe me qytetarët edhe me bizneset se ne do e ulim tatimin në pronë, 10% do të jetë e ulur baza tatimore dhe dëshirojmë t’i njoftojmë qytetarët se kjo është platforma jonë dhe ky është qëllimi që vërtetë qytetari ta ndjej dorën e pushtetit, ta ndjej dorën e kryetarit se kryetari duhet të jetë në shërbim të tyre dhe të mendoj për ta e të punoj për ta, ne jemi në fazën kur kemi ideuar programin dhe sigurisht është një program i cili do të implementohet pikë për pikë, sepse ne zotohemi për premtimet dhe për programin tonë”, tha Aliu.

Sipas Aliut, qeveria aktuale në Ferizaj nuk ka planifikuar si duhet zbatimin e projekteve, gjë që ka vështirësuar punën e bizneseve ferizajase.

“Nuk ka një planifikim të mirë të zbatimit të projekteve, sigurisht ne e kemi njohur këtë shqetësim dhe sigurisht se do të jetë pikërisht angazhimi im në mandatin e ardhshëm që në kuadër të planifikimeve të ketë planifikime të mira dhe jo të ketë stërgjatje të punimeve që praktikisht shkaktojnë irritim të qytarëve, por edhe u shkatojnë telashe bizneseve në afarimin e tyre, ne nuk do të lejojmë gjëra të tilla, por do të jemi të kujdesshëm dhe në programin tonë që kemi paraparë do të jetë pikërisht dëgjimi i qytetarëve në implementim e projekteve në mënyrë që strategjia e implementimit të projekteve më së paku t’i dëmtoj ata”, theksoi Aliu.

Kandidati Aliu theksoi se nga vizitat nëpër biznese po njihet edhe me telashet e afaristëve të cilat tha se do t’i inkorporoj në programin qeverisës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img