10,05,2024

Aliu: Subvencionet në bujqësi do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente

Must Read

Ferizaj.10.10.2017. Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në takimin që pati me një grup të bujqve ferizajas, shpalosi pikëpamjet programore për investimet në këtë fushë.
“Në mandatin tim qeverisës, bujqit ferizajas, nuk do të trajtohen si një barrë për mbështetje nga Komuna, por ne do të rrisim shërbimet ndaj tyre, duke siguruar rritje të mbështetjes përmes subvencioneve dhe shpërndarja të barabartë e pa dallime partiake . Ne gjithashtu kemi planifikuar që të bëjmë investime konkrete nën sektorin e drithërave; pemëtarisë dhe perimtarisë; në nënsektorin e blegtorisë dhe bletarisë; synojmë të hapim shërbimet këshillimore për fermerët, të investojmë në sistemin e ujitjes; subvencionim të fermerëve për ngritjen e serrave dhe shumë projekte të tjera që do të ndihmonin dhe promovonin këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme të ekonomisë lokale” – theksoi kandidati Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img