06,05,2024

Aliu prezanton projektin ‘’Bashkimi i qytetit’’

Must Read

Ferizaj.14.10.2017. Pretendenti për të parin e komunës së Ferizajt nga Partia Demoratike e Kosovës, Agim Aliu, para inxhinierëve dhe arkitektëve ferizajas ka prezantuar projektin e fazës së parë të ‘’Bashkimit të qytetit’’.

Aliu, duke elaboruar këtë projekt që synon ta realizoj gjatë mandatit të tij qeverisës, nëse vjen në krye të pushtetit lokal, tha se kjo fazë ka tri projekte.

“Projekti i parë i fazës së parë është nënkalimi për vetura në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla”, deri tek rruga ‘’Madeleine Albright’’, kosto e këtij projekti do të kushtoj 2.5 milionë euro dhe kjo kosto është nga buxheti i komunës së Ferizajt, projekti i dytë është ndërtimi i mbikalimit hekurudhor në rrugën “Ahmet Kaçiku’’, me një kosto prej 300,000 euro dhe sërish është burim i financimit komuna e Ferizajt dhe projekti i tretë është vazhdimi i nënkalimit ekzistues”, tha Aliu.

Aliu tha se projekti i ‘’Bashkimit të qytetit’’, është projekt shumë konkret dhe i realizueshëm.

“Ne nuk mund të presim në pafundësi zgjidhjen e çështjes së hekurudhës pavarësisht faktit se tashmë e dimë se do të ndodhë një investim qindra milionësh mbi 200 milionë euro i ratifikuar, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por që realisht një projekt i tillë, një buxhet i tillë nuk e ndryshon planin ekzistues të hekurudhës dhe duke pasur parasysh rëndësinë e hekurudhës dhe mbi të gjitha duke pasur parasysh kaosin urban që është bërë në Ferizaj, sigurinë e qytetarëve të Ferizajt, ne jemi ulur së bashku me ekipin tim që të bëjmë një zgjidhje për qytetin dhe qytetarët dhe konsiderojmë që kjo është zgjidhja për qytetin dhe për qytetarët e komunës së Ferizajt”, tha Aliu.

Aliu tha se dy fazat tjera të projektit ‘’Bashkimi i qytetit’’ do të hartohen së bashku me bizneset dhe qytetarët e Ferizajt./Tv Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img