15,07,2025

Aliu: Po dorëhiqem nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt

Must Read

Lulzim Aliu, anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt njëherit edhe këshilltar politik i zv.Kryeministrit të Parë z.Hajredin Kuçi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Kuvendit në shenjë proteste. Aliu nuk do që të i zhgënjejë votuesit e tij duke qëndruar pjesë e Kuvendit.

Për më shumë lexoni lexoni deklaratën e Lulzim Aliut dërguar FerizajPress:

Po dorëhiqem nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt

Nga sot nuk do të jem më anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Po dorëhiqem!
Nuk mund të vazhdoj të jem edhe më pjesë e një Kuvendi që ka tjetërsuar krejtësisht rolin e vet.
Nuk dua t’i zhgënjej ata që më votuan për të qenë zëri i tyre aty ku mirren vendimet për ta.
Ky Kuvend, i krijuar me pazare, po voton vetëm me pazare dhe vetëm për pazare.
Me këtë Kryetar komune, i cili ka blerë shumicën e anëtarëve të Kuvendit, qyteti ynë ka rrezik të shkoj drejt kaosit urban e moral.
Përfundimisht, nuk dua të jem vulë që mbulon të bëmat e tij, të bëma të cilat e zhvlerësojnë tejmase shtetin dhe e degradojnë atë në nivel shumë të ulët interesash personale e grupore.
Kjo është protesta ime!

Lulzim Aliu, anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt; këshilltar politik i zv.Kryeministrit të Parë z.Hajredin Kuçi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img