29,12,2024

Aliu: Merre me mend, Svarqa lavdon buxhetin e Kosovës!

Must Read

I fundit që do duhej të fliste për Buxhetin e propozuar nga Kryeministri Mustafa, është Muharrem Svarqa, kryetari i komunë së Ferizajt.

Ai është abuzuesi më i madh i buxhetit në Kosovë.

Ai ka falsifikuar buxhetin e komunës së Ferizajt dhe për këtë do duhej të ndiqej penalisht.

Ai ka shpallur tender dhe ka realizuar projekt që fare s’ka qenë në Buxhetin e Kosovës për vitin 2016.

Ai, për t’iu shmangur procedurave të prokurimit, ka paguar shoqatën humanitare Caritas Kosova që të shtrojë asfalt. Madje ka blerë edhe makinën zyrtare nga kjo shoqatë.

Ky kryetar Komune, që po e lavdon buxhetin, është duke ndërtuar objekt të kulturës pa leje ndërtimore. Inspektorët e tij ia kanë ndërprerë punët. Ndërkohë bizneseve private ua ka suspenduar lejet që vet ua këlëshuar.

Është ky kryetar komune që ka lejuar, në mënyrë të paligjshme, hapjen e më shumë se 20 kazinove në qytet.

Është ky kryetar komune që do të paguaj mbi 100 mijë euro dëmshpërblime për suspendimet politike që i kabërë në këto tri vitet e qeverisjes së tij.

Është ky kryetar komune që për tri vite i ka lënë 1500 shtëpi në Greme e Rakaj pa ujë, pikërisht për shkak të keqmenaxhimit të buxhetit nga ana e tij.

Stabilitet në qeverisje nuk krijon buxheti fiktiv, buxheti mashtrues.
Buxheti 2017 i komunës së Ferizajt, si pjesë e buxhetit të Kosovës, do ta fus komunën në borgje të qëllimta.

Shumë projekte që do të kryhen sivjet dhe në vitin e ardhshëm do të paguhen për 2, 3 e 4 vjet ndërsa vlerat e tyre janë më të vogla se 100 mijë euro. Dmth. është buxhet që do t’i shkatërrojë bisneset.

Ky Kryetar komune ka lidhur kontratën për të financuar 130 të punësuar, mjekë e infermierë, dhe këtë s’e ka futur fare në buxhet.

Nëse kërkohet të dihet se kush është përdhunuesi më i madh i buxhetit të Kosovës, atëherë ky do të ishte Muharrem Svarqa, kryetari i komunës së Ferizajt.

Jo, ai nuk ka të drejtë të flas për Buxhetin e Kosovës.

 
Shkruna : Lulzim Aliu,anëtar i Kuvendit Komuna  në Ferizaj
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img