Po, Zëvendësministër, të lutem bëje punën tuaj!
Nëse veç pak e do Kosovën, të lutem mbroje atë!
Mbroje Kushtetutën dhe ligjet, në përputhje me pozitën tuaj në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal!
Lëri investimet kapitale politike nëpër komuna se nuk është puna juaj!
Monitoro ligjshmërinë e vendimeve nëpër komuna se këtë punë ke!
Kontrollo dhe mos i lejo veprimet dhe vendimet e jashtëligjshme të kryetarëve të komunave se nuk kanë të ndalur!
Mos lejo degradimin e institucionit të kryetarit të komunës por ndërmerr masa, të lutem, sa nuk është bërë tepër vonë!
Mos lejo që politika të behët, edhe zyrtarisht, instrument për pasurim të paligjshëm!
Mos lejo që Kuvendet e Komunave të bëhen instrumente të pushteteve lokale, të kryetarëve të komunave!
Mos i lejo ata të bëhen mbretër!
Mos e mbështet degradimin e institucioneve, mos u bë pjesë e kësaj fushate, mos e mbështet shkeljen e ligjeve se ato janë themeli i shtetit tonë!
Mos i jep vulën përkrahëse të Qeverisë kryetarëve, siç është Muharrem Svarqa në Ferizaj, se kështu po e ndihmon kaosin!
Dhe ju e dini shumë mirë këtë.
Të lutem, mos vazhdo kështu!
Shruan :Lulzim Aliu, anëtar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, këshilltar politik i Zëvendëskryeministrit të Parë.