16,10,2024

Albin Kurti: Nuk gjej arsye për të festuar pavarësinë e Kosovës

Must Read

Alban Dudushi: Vjet ju nuk ia uruat pavarësinë Kosovës, do ia uroni këtë vit?

Albin Kurti: Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë  që do të mundësonte edhe integritetin territorial.

Metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës

Alban Dudushi: Ishit ju që në 2014 bojkotuan nisëm për krijimin e ushtrisë?

Albin Kurti: Kushtëzimi i listës serbe është një çmim shumë i lartë për të thënë që kemi një ushtri. Ushtria nuk bëhet me Beogradin. Të tillë e ka edhe Bosnja, mirëpo Bosnja, po i  hyre brenda i sheh nja tre shtete të tjera ! Treni “Kosova është Serbi” u ndal në Rashkë, por ka një tren tjetër që vjen dy herë në  ditë prej Krajlevës dhe nuk do të ndalet dhe ai është “Kosova do të bëhet Bosnje” . pra Serbia ka kaluar nga ideja e riokupimit të Kosovës, në idenë e bosnjëzimin e Kosovës dhe fatkeqësissht nuk mund të them që është e pasukseshme.

Alban Dudushi: Ku për shembull? Ku ka qenë e suksesshme?

Albin Kurti: Ka qenë e suksesshme në operatorin e tretë të telefonisë mobile, në operatorin e tretë të energjisë në Kosovë. Ka qenë e suksesshme në sistemin e drejtësisë dhe konkretisht në regjionin e Mitrovicës gjykatësi është detyrimisht serb. Shqiptarët sipas rastit mund ti qëllojë gjykatësi ose shqiptar ose serb, por serbët e kanë gjykatësin detyrimisht serb a thua se të qenit serb është kategori profesionale jokombëtare. Po ashtu kanë pasur sukses në faktin që Kosova mbetet në decentralizimin mbi baza etnike e ndarë për së brendshmi, ku serbët u ndanë prej nesh në 10 komuna dhe tash duan të bashkohen kundër nesh në atë që e kemi quajtur asosacioni i komunave me shumicë serb, por më e drejtë është të quhen Zajednica.

Alban Dudushi:  Asosacioni, në një këndvështrim tjetër, do t’i bënte serbët të ishin më të hapur ndaj republikës së Kosovës, por ju duke i mbajtur larg, praktikisht po ia lini Beogradit ata? Albin Kurti: Mund tu japësh serbëve të Kosovës çfarëdolloj asosacioni, por kurrë Beogradi nuk do ta konsiderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre. Ata gjithmonë do të thonë: e shihni, dhuna jonë me strukturat paralele tonat dha këto rezultate.  Asnjëherë nuk do të thonë që shqiptarët janë zemërgjerë.  Serbët thonë: Çka është e jona, është e jona, çka është e juaja është e negociueshme dhe vazhdimisht e kanë ndjekur një politikë të tillë. Politikanët shqiptarë kanë qenë nga njëherë naiv, nganjëherë  moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet

Protestat e Vetëvendosje sollën Pavarësinë

Alban Dudushi: Ju nuk po mund të festoni si duhet shpalljen e pavarësisë, por keni 10 vjetorin kundër pakos së Ahtissarit. Në këto 10 vjet keni ndryshuar qëndrim ndaj pakos së Ahtisaarit, apo jeni njësoj refuzues?

Albin Kurti: Pakoja e Ahtisaarit nuk ka ndryshuar, ndaj edhe ne s’kemi përse ndryshojmë qëndrim. Pakoja e Ahtisaarit ka aderuar në Prishtinë në 2 shkurt të vitit 2007, në 10 shkurt 2007 ne mbajmë një demonstratë të fuqishme, shkrepën 232 plumba nga policët rumunë, polakë e ukrainas mbi trupat e protestuesve . Arben Xheladini dhe Mon Balaj, shumë të tjerë janë ende me pasoja. Disa javë më pas e dërgon një shtesë Ahtisaari  te sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ku thotë se Kosovës duhet ti jepet pavarësia e mbikëqyrur. Fjala Pavarësi nuk figuron kurrkund në paketën e Ahtisaarit, por kur e panë që ka një kryengritje të vërtetë të popullit shqiptarë është shumë e madhe, dhe Ahtisaari solli mandej edhe një letër shtesë për pavarësinë e mbikëqyrur. Është pikërisht kjo lëvizje e mbarë popullit jo vetëm e Vetëvendosjes me që e bëri të mendojë edhe Ahtisaarin.

Alban Dudushi:  Ju po thoni që ajo lëvizje e vitit 2007, ishte praktikisht ajo që solli më pas Pavarësinë? Që bëri të ndryshojnë mendje ndërkombëtarët?

Albin Kurti: ishin dy lëvizje të fuqishme, ajo më 10 shkurt dhe tjetra në 3 mars 2007, që e bënë opinionin publik ndërkombëtar, por posaçërisht diplomatët ndërkombëtarë që ta ri-mendojnë se mbase janë duke e privilegjuar së tepërmi Serbinë e bërë një padrejtësi të radhës  Kosovës.

Alban Dudushi: Nëse ju thoni që pritën të shikonin protestat dhe pastaj të bindeshin për pavarësinë, kjo duket si improvizim? Ndërkohë që nga viti 1999 të gjithë, përfshi ne dhe serbët, në koshiencën e tyre  mendonin Kosovën një etnitet të pavarur nga Serbia…. Albin Kurti: E mendonin, por nuk e thonin! Edhe ndërkombëtarët thoshin standardet para statusit. Fjalën pavarësi për herë të parë thuhet disa javë pas këtyre protestave.

Alban Dudushi: Pakoja e Ahtisaarit ishte paraprijëse e pavarësisë së Kosovës, këtë meritë ia njihni?

Albin Kurti: Pakoja e Ahtisaarit u mendua nga politikanët e atëhershëm është një konçension i Serbisë për pavarësinë që ajo na e njeh neve, dhje këtu u bë gabimi. Se ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia i mori elementët përbërëse të pakos së Ahtisaarit,  por e refuzoi pakon e Ahtisaarit si ambalazh dhe vazhdoi te mos na e njihte pavarësinë. Nuk kishte pse pakoja e Ahtisaarit t’i mbivendosej pavarësisë sonë, përderisa Serbia nuk e njihte pavarësinë. Në këtë mënyrë ne e kemi pranuar një lloj Serbie brenda Kosovës, në kushtet kur Serbia nuk e pranonte Kosovën jashtë Serbisë./tch/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img