16,04,2024

Alarmon Tusk: Kriza e emigrantëve do të përsëritet

Must Read

463666

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, tha se ‘historia e pafund’ e krizës së emigrantëve do të përsëritet, prandaj duhet marrë veprime urgjente.

Europa vazhdon të mbetet në kaos që nga fillimi i krizës së emigrantëve, ku rreth një milionë emigrantë kanë zbarkuar në ishujt e Greqisë, shkruan express.uk, transmeton koalb.com.

Në anën tjetër ish-presidenti polak ka paralajmëruar se duhet të gjendet një mënyrë për të dërguar emigrantët në vendet e Afrikës së Veriut, duke e përshkruar këtë si një zgjedhje të lehtë dhe ‘praktikisht të mundur’.

“Zgjidhjet e përshtatshme dhe të lehta janë të vështira për t’u gjetur në politikë dhe në këtë rast, praktikisht ato janë të pamundura”, tha Tusk.
“Me situatën të cilën jemi duke u ballafaquar është përpjekje e vazhdueshme, e brishtë dhe multi-dimensionale. Në fakt, kjo është histori pa fund”, shtoi ai.

Njeriu i cili ndërmjetësoi marrëveshjen e diskutueshme mes Turqisë dhe BE-së në muajin e kaluar, ka theksuar se situata e emigrantëve po vazhdon të jetë e vështirë, pasi vetëm në 48 oërt e fundit në brigjet e Italisë janë shpëtuar më shumë se 400 emigrantë, transmeton koalb.com.

Italia është destinacioni i parë për emigrantët që vijnë nga Libia. /Koalb.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img