29,12,2024

Alarmante: Temperaturat në Ballkan arrijnë deri në 50 gradë celsius

Must Read
Temperaturat e larta, Ilustrim

Mostari, së bashku me Athinën, me temperaturat e mëngjesit që arritën në 30 gradë, janë dy qytetet më të ngrohta në Evropë. Ndërsa, temperatura tropikale u regjistruan edhe në Mal të Zi, ku në kryeqytet, Podgoricë, arritën deri në 48 gradë.

Kurse në Rumani, temperaturat e larta morën jetën e pesë personave.

Më së ngrohti ishte në qytetin e Bosnje e Hercegovinës, në Mostar. Në qendër të qytetit, në bulevardin kryesore, dje rreth orës 14 e gjysmë, arritën një rekord deri në 50 gradë.

Ndërsa në qendër të Podgoricës, temperatura e ajrit ka arritur deri ne 48 gradë celsius, raportojnë mediat malaziase.

Temperaturat e ngrohta kanë përfshirë edhe pjesën lindore të Ballkanit. Në rajonin Vaslui të Rumanisë, vetëm sot i nxehti morri jetën e tre meshkujve gjatë kohës kur po punonin, transmeton lajmi.net.

Njëra nga viktimat ishte edhe një mashkull 74 vjeçar, i cili po punon fushën në kohën kur temperatura arritën deri në 35 gardë.

Në qytetin Iasi, në pjesën veriperëndimore të vendit, vdiqën dy meshkuj.

Meteorologët në Rumani bënë të ditur se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri në ditën e shtunë. Ndërsa, në të gjithë rajonin, temperaturat e larta, pritet të vazhdojnë deri në javën e ardhshme. /lajmi.net

The post Alarmante: Temperaturat në Ballkan arrijnë deri në 50 gradë celsius appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img