29,04,2024

AKV ‘’Kastriotët’’ shënon 50 vjetorin e themelimit

Must Read

Ferizaj.30.09.2017. Ansambli i këngëve dhe i valleve “Kastriotët” nga Ferizaj, shënoi 50 vjetorin e themelimit. Për të shënuar gjysmë shekulli veprimtarie, u organizuan disa aktivitete. Përgjatë sheshit të qytetit defiluan ansamble nga vendi dhe rajoni.
Themeluesit e Ansamblit ‘’Kastriotët’’, thanë se ndihen krenarë që pas kaq shumë dekadave ky ansambël arriti t’i mbijetojë si në paqe ashtu edhe në luftë.

“Ka emocione, ne jemi grupi iniciativ dhe themelues i këtij ansambli, rrafsh 50 vite, më 18 qershor 1967, themelohet ansambli dhe nga ai vit e deri tani kanë defiluar me mijëra të rinj e të reja të cilët janë aftësuar të vallëzojnë e ta kultivojnë melosin, këngën, vallen shqiptare, ato janë përshtypjet më të mira, kudo që kanë shkuar kanë lënë përshtypje të mira në festivale të ndryshme”, tha Ramadan Ramadani.

Përfaqësues të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, thanë se ‘’Kastriotët”, kanë ruajtur traditat shqiptare ndër shekuj.

“Bëhet fjalë për përvjetorin e ansamblit të këngëve dhe valleve “Kastriotët” me të cilët ne kemi bashkëpunim të mirë dhe jemi vëllezëruar, pasi që çdo manifestim që kemi në Shkup i ftojmë dhe ne vijmë shpesh që të vizitojmë dhe unë u uroj 50 vjetoirn me një bindje se këta të rinj dhe të reja dhe stafi udhëheqës do të vazhdojnë ta kultivojnë kuturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit”, tha Kenan Jakna, kryetar i AKV ‘’Ibe Palikuqi’’, nga Shkupi.

Për të shënuar këtë 50 vjetor do të mbahet edhe një koncert spektakël kudo të performojnë Ansambli i këngëve e i valleve nga Shqipëria, Ansambli kombëtar ‘’Shota’’ nga Prishtina, ai i Shkupit. Pjesëmarrjen në këtë evenimet e kishte konfirmuar edhe Ansambli i Bursës nga Turqia, por për shkak të një aksidenti trafiku, ku ka humbur jetën një pjesëtar i këtij ansambIi, pjesëmarrja është anuluar, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img