Opozita dhe analistët akuzojnë Qeverinë për neglizhencë në procesin integrues, ndërsa pushtetarët pas 17 vjetësh zotohen për fleksibilitet
Notat e dobëta që i ka marrë Kosova nga Komisioni Evropian në Raportin e Progresit i adresohen Qeverisë së Kosovës dhe “Koalicionit të elefantëve”, i cili ka lënë pas dore agjendën integruese, duke u marrë më punë periferike. Kështu të paktën konsiderojnë përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë, sipas të cilëve “pengesë kryesore e integrimit është Qeveria”.
Ndërkaq pas “shuplakës” nga Brukseli autoritetet në Prishtinë janë zotuar se kësaj here do t’i marrin seriozisht vërejtjet dhe rekomandimet e BE-së duke qenë më fleksibilë në përmbushjen e detyrave.
Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka thënë se raporti i fundit është ndëshkim për politikanët, madje ajo ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pa ratifikim të Demarkacionit./Zeri.info
.