20,03,2025

Aktivistja e Vetëvendosjes: Ata që e thirrin sot ezanin në xhamitë e Prishtinës ta gërryejnë veshin

Must Read

Sipas saj, disa tingëllojë sikur kanë dalë në në garë, e ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort.

“Thirrja e ezanit asht ndëgju në çdo cep të Prishtinës (para vitit 99) nga xhamia e madhe. Sa kujtoj, gjithmonë asht thirrë nga besimtarë me potencial zani, apo thanë ndryshe, za melodik. S’jam në dijeni nëse ka pasë kritere kush mundet me thirrë, por kryesorja nuk janë bezdisë as besimet e tjera, as jobesimtarët.

Sot, nuk dihet kush e ‘nisë e bitisë’, me zëra që ta grryjnë timpanin e veshit. Disa tingllojnë sikur kanë dalë në garë, ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort. E krejt esenca asht që me u ndëgju zani në secilin cep, gja që për territorin e Prishtinës kish me mjaftu një ose eventualisht dy zëra”, është shprehur ajo.

Siç është shprehur ajo, në këtë rast, nuk ka lidhje besimi e mosbesimi. “Mos e përdorni si kundër argument, sepse asht temë tjetër”, ka shtuar ajo./Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img