21,12,2025

Aktakuzë për 824 kg drogë ndaj tetë personave

Must Read

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër personave: A.L, R.H, F.G, F.A, G.A. Z.B, L.N dhe F.S, në rastin e shenjëstruar “SHKURTI”, pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

“Prokuroria Speciale i akuzon A.L, R.H, F.G, F.A, G.A., se kanë kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së, dhe ndihmë në kryerje të veprës. Njëri nga pjesëtarët e grupit me inicialet A.SH. gjendet në arrati dhe kundër tij janë pezulluar hetimet dhe është lëshuar Letër Rreshtimi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njofton se ndaj tre personave të tjerë: Z.B., L.N., dhe F.S. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale: “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale nga neni 388 paragrafi 2 nën-paragrafi 2.8 lidhur më paragrafin 1të KPRK-së”.

Sipas aktakuzës, grupi i organizuar dyshohet se me qëllim të përfitimit material prej muajit shkurt 2017 deri me 30 prill 2017, janë marrë me blerjen , transportin dhe shitjen e pa autorizuar të narkotikëve, ashtu që në aksionin e Policisë të DHTN-së në Ferizaj, në muajin prill janë gjetur dhe sekuestruar, 824 kg e 706 gram narkotik të llojit Marihuan, e cila është gjetur në disa lokacione në Ferizaj. Narkotikët janë sekuestruar së bashku edhe me automjetet dhe mjetet e tjera të përdoruara në kryerjen e veprës penale apo për fshehjen e narkotikëve, deri më tani kjo është sasia me e madhe e narkotikeve të zbuluar dhe të sekuestruar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img