25,04,2024

Aksioni i policisë rajonale në Ferizaj, shqiptohen 260 gjoba brenda ditës në komunikacionin rrugor

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtij aksioni policia rajonale e Ferizajt me datën 29.03.2023 ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor:

Llojet e kundërvajtjeve:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba 
  • Parkingje të parregullta , 49 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjoba
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba

Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img