09,10,2024

Aksidentohet për vdekje 80-vjeçari

Must Read

Policia bëri me dije se 80 vjeçari me iniciale B.S, ishte duke ecur bri rrugës me një kafshë, teksa është përplasur nga një automjet tip “Volsvëagen” i drejtuar nga 33 vjeçari Mentor Shehu. I moshuari ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Policia e ka shoqëruar në komisariat.

Deklarata e Policisë:

Më datën 31.07.2016, rreth orës 20:55, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Fratar Mallakastër, shtetasi Mentor Shehu, 33 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Tepelenë, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “VOLSËAGEN”, me targë AA 123 JU, ka përplasur shtetasin B.S, 80 vjeç, banues në fshatin Fratar, i cili ishte duke lëvizur mbi një kafshë dore. Shtetasi B.S ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi Mentor Shehu, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img