02,12,2025

Aksidenti me pasojë vdekjen, vozitësi ishte i dehur

Must Read
Rruga ne Durres

Kështu, është ndaluar Adis Barzezi 28 vjeç nga Tirana, i cili rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg, mbi normën e lejuar.

Gjithashtu, ka nisur procedimi dhe po hetohet në gjendje të lirë edhe Hamza Islamaj 49 vjeç, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti pasi mungonin barrierat mbrojtëse të sigurisë.

Ditën  e djeshme, një makinë Peugeot me targa TR 4863 R humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve A.S 37 vjeç dhe V.M 25 vjeç. Nga aksidenti, mbetën të plagosur edhe B.D 29 vjeç, O.SH 30 vjeç, K.K 20 vjeç Adis Barzezi 28 vjeç drejtues i automjetit.

The post Aksidenti me pasojë vdekjen, vozitësi ishte i dehur appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img