08,11,2025

Aksident në protestën e sotme

Must Read

Ky grup i nxënësve me pipa fishkëllyes po bën zhurmë para shkollës së mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Derisa nxënësit e klasëve më të ulëta po zhvillojnë mësimin nëpër klasë, maturantët e kësaj shkolle po protestojnë pas një vendimi të Drejtorisë së Arsimit për ta shtyer për në pranverë eskursionin e maturantëve për në Shqipëri. Por, kjo nuk është shkolla e vetme ku maturantët po protestojnë, aktivitete të ngjashme janë zhvilluar në shumicën e shkollave të mesme të qytetit.

Ndërsa gjatë intervistës së një maturanteje një aksident ndodhi me dy nxënës të cilët po vozisnin një motoçikletë rreth turmës së nxënësve protestues. Si duket askush nuk është lënduar por rekomandohet që të merren masa që këto protesta të ndalohen nëse dalin nga kontrolli. FerizajPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img