Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në udhëkryqin Lipjan –Magurë-Shtime-Prishtinë, ku gjashtë persona kanë marr lëndime dhe janë dërguar në QKUK.
Në aksidentin që janë përfshirë tri vetura, Policia konfirmon se të lënduar i kanë dërguar për trajtim mjekësor.
Qytetarët nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se një grua dhe një fëmijë janë nxjerr nga veturat e aksidentuara, e që janë parë në gjendje të rëndë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe për pak kohë rruga ka qenë e bllokuar, përderisa kanë vazhduar procedurat policore në trafik, transmeton LipjaniNews.
>


