Ferizaj

Aksident në Ferizaj: Vetura futet brenda një shtëpie

By FerizajPress

November 15, 2016

Policia ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën “Enver Hadri” në Ferizaj ku janë lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për Klan Kosovën se ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku njëra nga to ka goditur murin e një shtëpie.

Gashi ka thënë se të lënduarit janë nga dy veturat që janë aksidentuar dhe se janë me lëndime të lehta.

Ai gjithashtu ka shtuar se nga ky aksident janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë.

19:47

Në rrugën “Enver Hadri” në Ferizaj, një veturë është aksidentuar, me ç’rast është futur në dhomën e një shtëpie.

Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek ky aksident dhe a ka të lënduar.

Klan Kosova ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes derisa për detaje të tjera lidhur me këtë aksident do të ju mbajmë të informuar.