16,07,2025

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Must Read

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku tha se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img