Ferizaj

Aksident mes tre veturave në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, katër persona të lënduar

By FerizajPress

October 24, 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momentesh në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ku ka kanë qenë të përfshira tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, përpos dëmeve të shkaktuara në tri automjetet, kanë pësuar lëndime trupore katër persona.

Të njëjtit sipas Veselit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka thënë Veseli.