Ferizaj.10.11.2016. Rreth orës 17:00 në Magjistralen Ferizaj-Prishtine, në Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku raportohet se një udhëtarë është i lënduar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture Mercedes A-klasë dhe një kombi të tipit Ford.
Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Agim Gashi.
“ Rreth orës 17:00 në udhëkryqin e Babushit ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë të lënduar tre person.Dy prej tyre kanë lëndime të lehta ndërsa njëri është më i lënduar. Ekipi i emergjencës ka marrë të lënduarit dhe i ka dërguar në emergjencën e spitalit të Ferizajt” ka thënë Agim Gashi.