Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtërmen në Shqipëri.
Policia sqaron se janë përplasur dy makina, ajo e tipit “Volkswagen ” me targa AA 015 MR drejtuar nga shtetasi S.H, 24 vjeç banues në fshatin Thanë dhe makina e tipit “Ford” me targa AA 123 BE drejtuar nga shtetasi N.H, 58 vjeç banues në Cërrik
Si pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë
A.H, 52 vjeç banues në Cërrik
L.H, 62 vjeç banues në Cërrik
K.H, 20 vjeçe banuese në fshatin Thanë e cila ka ndërruar jetë.
Katër shtetasit janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan
Policia po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, shkruan Ora.