19,07,2025

Aksident i rëndë në Ferizaj (Foto)

Must Read

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Ferizaj.

Dy vetura janë aksidentuar, dhe nga pamjet shihet të ketë qenë një aksident mjaftë i rrezikshëm. Aksidentin e ka konfirmuar për KTV-në, Nexhat Gjokli, nga zyra rajonale e informimit të policisë në Ferizaj.

“Tre persona janë lënduar në ketë aksident ku fatmirësisht kanë pasur vetëm gërvishtje të vogla”, ka thënë Gjokli duke shtuar se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e madhe.

Ai tha se njëra veturë ka qenë me targa të huaja. Policia e Kosovës gjatë gjithë javës ka dhënë alarmin për përkujdes të vozitësve dhe respektim të rregullave të trafikut.

Javë më parë te i njëjti vend ishte aksidentuar edhe aktori shqiptar Ermal Mamaqi.

aksident1

aksident2

aksident3

aksident4

aksident

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img