Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Vlorë, vdes një person (Foto)

By FerizajPress

June 28, 2016

Nga sa duket ka ndodhur një përplasje e një furgoni me trafikndaresen. Ndërkohë që mësohet se furgoni drejtohej nga një 22 vjeçar, i cili ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me trafikndarësen.

“Një automjet tip “Furgon” me targë AA050EK, me drejtues shtetasin M.H., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin në drejtim të Fierit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore, ku për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 7 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën në vend. Punohet për identifikimin dhe gjeneralitetet e personave”, thuhet ne njoftimin e policisë.

The post Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Vlorë, vdes një person (Foto) appeared first on Lajminet.