18,05,2024

Ahmeti reagon për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë: Një njeri i çmendur

Must Read
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në Gjakovë, ku në rrethana ende të paqarta kanë mbetur të vdekura nënë e bijë. Dyshohet se vrasja u krye nga bashkëshorti i gruas.

Ahmeti ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm e sigurisë, duke shpjeguar tutje edhe rëndësinë e marrëdhënieve sociale në mes të burrit dhe gruas.

“Vrasja e dyfishtë ku burri vrau gruan dhe të bijën në Gjakovë nuk mund të trajtohet vetëm si çështje sigurie dhe mos reagim i organeve të rendit. Ne si shoqëri do të kemi raste të tilla përderisa kemi këtë marrëdhenie sociale burrë-grua e përderisa vajza e gruaja të jenë të diskriminuara në cdo hap, e përderisa roli i vajzës e gruas në familje mbetet i njëjte”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se duhet të ketë guxim që problemi të trajtohet siç është- pabarazia gjinore në shoqëri.

“Në qoftë se e izolojmë këtë rast e shumë të tjerë si rast i një njeriu të çmendur atëherë as mos të befasohemi nga reagimet tepër të dobëta të organeve të rendit në lajmërimet e dhunës në familje. Shumica e shoqërisë sonë I mbyllim sytë e gojën karshi diskriminimit të përditshëm te grave e vajzave në familjet tona. Aq janë normale sa që as që i vërejmë (pa përjashtu as vetën). Duhet ta kemi guximin që problemin ta adresojmë ashtu siç është, i pabarazisë gjinore në shoqëri”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

Në fund Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen, kurse ka kërkuar dënim maksimal për vrasësin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img