27,07,2024

Ahmeti: Kuvendi ka ndryshuar me Vetëvendosjen

Must Read
Shpend Ahmeti

“Qëndrimet e Vetëvendosje mbesin të njëjta dhe edhe sot jemi që EULEX nuk ka sukses dhe nuk duhet të jetë në Kosovë”.

Kurse ai thekson se me hyrjen e Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës është bërë përparim për shkak se debatohet për atë që e thotë pozita.

“Na prapë nuk pajtohemi me Pakon e Ahtisaar-it, ne e kemi luftuar dhe tash këta po lëvizin edhe më tutje”, pohon ai në “Zona e Debatit”.

“Qeveria ka thënë që kjo është e domosdoshme për të na pranuar Serbia”.

“Sot jemi më një sovranitet të cunguar dhe ne kemi lëvizur në drejtimin e kundërt”, pohon Ahmeti –  që është edhe kryetar i Prishtinës.

Ai thekson se prej Mitrovicës deri në Graçanicë mund të shkosh përmes rrugëve duke kaluar përmes fshatrave serbe”.

Më pas ai ka shtuar se Serbia nuk ka ndryshuar në qëndrimet e saja, kurse Kosova po, për shkak të politikanëve të shantazhuar.

“85 % të parlamentit serb sot janë në të djathtë të Vuçiqit dhe tash diskutohet se a do të bëhet Shesheli president”.

“Serbia është kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin dhe po hyjmë në aventura të rrezikshme politike”.

“Tregon atë që e kemi thënë vazhdimisht por gjërat që i ka thënë VV mbesin anash”, ka shtuar Ahmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img