30,10,2024

Ahmeti: Dëshmorët ranë për flamur kombëtar e jo për një pëlhurë

Must Read

shpendi2

Me një akademi përkujtimore, Komuna e Prishtinës ka përmbyllur aktivitetet e sotme në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Duke u kujtuar vepra e tyre në këtë akademi u tha se dëshmorët janë ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit duke shënuar kështu historinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se politikanët e vendit duhet të vazhdojnë të punojnë dhe prapë nuk mund të arrijnë 10 përqindshin e punës që dëshmorët bënë për Kosovën.

Ahmeti theksoi se nuk po kërkohet nxitja e urrejtjes por tani pas luftës po kërkohet drejtësia.

“Dëshmorët që luftuan e dhanë jetën për këtë flamur, jo për konceptin e një pëlhure, por për konceptin e një kombi. Ne sot përulemi para veprës së këtyre dëshmorëve dhe asnjëherë nuk mund të bëjmë çka kanë bërë ata”, tha Ahmeti

Ndërsa, Ibrahim Mehmeti nga shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të komunës së Prishtinës tha se vepra e dëshmorëve të vendit i thërret ndërgjegjes së shoqërisë dhe kombit. Ai shtoi se fam iljet e dëshmorëve janë duke u trajtuar keq nga institucionet shtetërore.

“Dëshmorët e kombit janë vlerë e madhe kombëtare, janë krenari e familjes, bashkëluftëtarëve, shoqërisë dhe kombit. Janë dëshmorët ata që bënë historinë dhe ngritën vlerën kombëtare të kombit, që me luftën heroike na sollën lirinë. Veprat e tyre heroike i thërrasin ndërgjegjes së bashkëluftëtarit, shoqërisë dhe kombit. Familjet e dëshmorëve janë në gjendje të rëndë emocionale, të trajtuar keq nga institucionet dhe trajtohemi si raste sociale”,tha Mehme

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img