Ai ka theksuar se bashkëpunimi, përkrahja e ndërsjellë, mobilizimi i pashoq dhe përkushtimi për bashkësinë janë karakteristika që kanë shënuar veprimtarinë e anëtarëve tonë në të gjitha strukturat organizative dhe kjo frymë e bashkësisë dhe e solidarizimit do të vijoj ta karakterizojë BDI-në, sepse të tillë e duan shqiptarët, të bashkuar dhe të përkushtuar për njëri- tjetrin dhe me njëri- tjetrin në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Ja deklarata e plotë e Ahmetit:
Me rastin e përvjetorit të 14 të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, më lejoni ju lutem që të shpreh uratat më të sinqerta për të gjithë bashkëpunëtorët, anëtarët, përkrahësit, simpatizantët, bashkëveprimtarët si dhe për të gjithë qytetarët.
5 qershori i vitit 2002 do të mbetet përgjithëmonë një datë e shënuar për të gjithë ne, dita kur të gjithë bashkë vendosëm që të themelojmë subjektin trashëgues dhe pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Bashkimin Demokratik për Integrim.
Në 14 vitet e veprimtarisë së deritanshme, Bashkimi Demokratik për Integrim u mishërua me qytetarët dhe qëndroi gjithmonë bashkë duke iu prirë atyre në ballafaqimin me sukses të sfidave të shumta të cilat na dolën përpara, ndërsa arritëm të shënojmë edhe shumë përparime në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Përvjetori jonë i 14 vjen në rrethana shumë sfiduese për të na përkujtuar që na mbetet edhe shumë punë para nesh të cilën përsëri do ta realizojmë bashkë, prandaj ftoj çdo anëtar dhe bashkëpunëtor që të punojë me përkushtimin më të madh në realizimin e orientimeve tona kombëtare, synimeve integruese si dhe ne drejtim të zbatimit të përcaktimeve tona programore në dobi të qytetarëve, ndërsa njëkohësisht siguroj përkrahësit dhe qytetarët që ne asnjëherë nuk do t’i shma ngemi këtyre përcaktimeve të përpiluara bashkë.
Gjatë këtyre viteve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka instaluar vlera afirmative të cilat vlerësohen nga qytetarët, përfshirë promovimin e demokracisë së mirëfilltë, shmangies së ofendimeve, sharjeve, por edhe revanshizmit ndaj konkurentëve politik. Gjithashtu, BDI ka promovuar vlera shtettformuese pavarësisht dallimeve që janë prezente tek bashkëqytetarët tanë të cilët akoma nuk e shohin procesin konsensual si të pashmangshëm por edhe përfitues për vendin.
U angazhuam për ngritje të cilësisë së arsimit, hapje të universiteteve, shkollave të mesme dhe fillore, avancuam qeverisjen lokale dhe e përafruam pushtetin tek qytetari, vijuam me promovimin e dialogut, kompromisit dhe mirëkuptimit, ndërtuam dialog konstruktiv dhe bashkëpunues me Brukselin dhe Vashingtonin, i primë reformave dhe vepruam me guxim dhe vizion në momente vendimtare.
Të nderuar bashkëveprimtar,
Bashkëpunimi, përkrahja e ndërsjellë, mobilizimi i pashoq dhe përkushtimi për bashkësinë janë karakteristika që kanë shënuar veprimtarinë e anëtarëve tonë në të gjitha strukturat organizative dhe kjo frymë e bashkësisë dhe e solidarizimit do të vijoj ta karakterizojë BDI-në, sepse të tillë e duan shqiptarët, të bashkuar dhe të përkushtuar për njëri- tjetrin dhe me njëri- tjetrin në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Bashkë dhe me përkushtim do ta vijojmë rrugëtimin, misionin dhe idealin tonë për të mirën e përgjithshme duke mos rreshtur për asnjë çast në përpjekjet tona për të realizuar qëllimet e përbashkëta.
The post Ahmeti: BDI, parti shtetformuese appeared first on Lajminet.