26,12,2024

Agron Mustafa  mbanë ligjëratë para studentëve të UShAF në Ferizaj

Must Read

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, z.Agron Mustafa, sot, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Ferizajt, e me këtë rast mbajti ligjëratë  para një numri të madh të studentëve.

Mustafa, në kuadër të kësaj ligjërate e cila zgjoi interesim tek studentët, foli për pikëpamjet e tij për zhvillimin dhe sfidat e Telekomit të Kosovës.

Ai, fillimisht studentëve u tregoi për veprimet e para që kishte ndërmarrë në cilësinë e drejtuesit të Telekomit, përcaktimin e imazhit të ndërmarrjes, të qenit një prej brendeve më të fuqishme në Kosovë, për mbajtjen15240061_10210179388872949_281187104_n e primatit në vend të tregut të telefonisë fikse dhe mobile, idenë për ofrimin e një game të gjerë të produkteve të telefonisë mobile e fikse, me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve, sjelljen në hap me trendet botërore të zhvillimit të telekomunikacionit.

Më tej, ai foli, për rrjetet sociale dhe aplikacionet e ndryshme përmes të cilave komunikohet falas, që kanë ndikuar dukshëm në rënien e përfitimeve në tregun botëror të telefonisë mobile. Ndërsa, ai potencoi se zhvillimi i hovshëm i teknologjisë bën që Telekomi të mendojë për sjelljen e vazhdueshme të produkteve dhe alternativave të reja për ta zhvilluar më tej kompaninë, në këtë kuadër përveç tjerash, u tha se janë duke u këshilluar vazhdimisht me Institutin “Bell Lab” që është një nga laboratorët më të mirë të zhvillimit të teknologjisë në SHBA.

Gjatë kësaj ligjërate  një numër i studentëve shtruan pyetje nga më të ndryshmet. U fol  edhe për kodin e ri +383, i cili shumë shpejt pritet të jetë në funksion. Mustafa tha se ky paraqet një lajm fenomenal dhe të shumë pritur për vendin tonë, që përveç se forcon shtetësinë dhe pavarësinë e shtetit  do të kursehen miliona euro.

Temë diskutimi i15239326_10210179387232908_1024417910_nshte edhe  përgjegjësia sociale korporative drejt shoqërisë, përkatësisht për mbështetjen dhe ndihmën që ofron kjo kompani, duke sponsorizuar shumë ngjarje të rëndësishme, aktivitete të të rinjve, aktivitete humanitare për njerëzit në nevojë, si dhe mbështetje të institucioneve të ndryshme.

Nikoqiri, rektori Agron Bajraktari, e falënderoi z. Mustafa për bashkëpunimin, mbështetjen për mundësinë që ua dha studentëve të Universitetit të Ferizajt për të kuptuar sa më mirë funksionimin dhe menaxhimin e Telekomit të Kosovës.

Në fund të kësaj ligjërate, drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës shpërndau numra të VALA-s falas për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të cilët u shprehën mjaft të kënaqur me ligjëratën dhe disa studentë për herë të parë u bënë përdorues të telefonisë VALA.
15301301_10210179387632918_537286682_n 15239304_10210179388432938_1078454058_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img