29,04,2024

Agron Bajraktari zgjedhet rektor i USHAF edhe për një mandat katërvjeçar

Must Read

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar sot kandidatët për rektor të Universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur Prof. Dr. Agron Bajraktarin.

Bajraktari është zgjedhur rektor edhe për një mandat katërvjeçar në një konkurrencë prej tetë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar pas konkursit të shpallur më datën 01.03.2024 për zgjedhjen e Rektorit të UShAF.

Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF edhe më herët, dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.

Bajraktari ka mbrojtur tri doktoratura: në Universitetin e  Nigde Omer Halisdemir në Turqi, në Universitetin e Lisbonës në Portugali, si dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu, ai ka kryer post doktoratën në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë.

Studimet bachelor 5 vjeqare dhe masterin e parë e mbaroi në Fakultetin e Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa i ka përfunduar edhe studimet master për të dytën herë në Universitetin Staffordshire në Angli.

Është kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës që nga korriku i vitit 2023.

Bajraktari është rektor themelues i UShAF, ka qenë Prorektor në Universitetin e Prishtinës, anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës, kryetar i Këshillit Drejtues në UShAF, si dhe Këshilltar në Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu, ai ishte dekan për dy mandate në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, pranë Universitetit të Prishtinës si dhe prodekan i të njejtit fakultet për një mandat.

Ka mbi 200 prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa punimet e tij janë publikuar në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor. Po ashtu, është recensent në shumë revista ndërkombëtare dhe anëtar i organizatave në botë, në shume fusha.

Prof. Dr. Agron Bajraktari ka publikuar tre libra nga fusha e tij e studimit (dy monografi dhe një libër universitar).

Me zgjedhjen e rektorit Bajraktari, UShAF ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në Universitet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img