03,06,2023

AGK reagon ndaj vendimit të kryeshefit të AKPPM–së

Must Read

agk-asociacioni

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala ka penguar në kryerjen e detyrës, gazetaren e gazetës “Koha Ditore” Saranda Ramaj.

Përmes një komunikate për media AGK, e vlerëson të pa pranueshëm faktin se gazetares Rama i është ndaluar përcjellja e vizitës së kryeministrit në këtë institucion me vendim të kryeshefit të AKPPM-së.

Njëkohësisht AGK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të jashtëligjshëm dhe të pa pranueshëm në një vendim demokratik.

“Veprime të tilla kanë për qëllim ngufatjen e lirisë së shprehjes në vend. AKPPM dhe institucionet tjera duhet të jenë të pavarura dhe transparente në punën e tyre dhe të ndihmojnë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm”, thuhet në reagimin e AGK-së./KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

 I mituri në Ferizaj theret me thikë në kokë, i dyshuar një moshatar i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person i mitur ka mbetur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img