19,12,2025

Agjenti i Ronaldos: Një sfidë e re për karrierën e jashtëzakonshme të tij!

Must Read

Ylli portugez gjatë dy ditëve të fundit është përfolur shumë me një largim nga Real Madrid pas qëndrimit tetë vjeçar.
Sipas medieve në Spanjë e Itali, e ardhmja e Ronaldos do të jetë në Serie A, te Juventusi.
Sinjalet e para rreth një transferimi të mundshëm te Ronaldos te Juventusi, i ka dhënë edhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, duke thënë se kjo lëvizje do të ishte një sfidë e re për karrierën e  jashtëzakonshme të CR7.
“Nëse largohet nga Madridi, gjithsesi do t’i jetë shumë mirënjohës klubit, presidentit, drejtorëve, tifozëve, dhe të gjithë atyre që përbëjnë atë klub kudo në botë”, ka deklaruar Mendes.
“Kjo do të ishte një etapë e re dhe një sfidë e re për karrierën e tij të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai në lidhje me transferimin e tij te Juventusi./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img