06,07,2025

Agim Aliu: Zjarrëfikësit nuk do të rrezikojnë më jetën e tyre përshkak mungesës së pajisjeve për punë

Must Read

Ferizaj.06.10.2017. Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në njërin nga takimet me ekspertë të sigurisë publike, ka theksuar nevojën për investime në këtë fushë, veçanërisht për përmirësimin e kushteve të punës për zjarrfikësit dhe mbrojtjes së jetës e pronës së qytetarëve.

“Ne, me ekipin e profesionistëve: 1. Do ta funksionalizojmë Qendrën Rajonale të Alarmimit; 2. Do të funksionalizojmë qendrën e dytë të zjarrfikësve, në rrugën “Enver Topalli”, objekt ky që gjatë këtij pushteti, ka mbetur në mëshirën e fatit, 3. Do të instalojmë rrjetin e hidranteve mbitokësore, në qytet e fshat, për të bërë më të lehtë e më të shpejtë, furnizimin me ujë për të ndërhyrë në fatkeqësitë nga zjarri, po ashtu, 4. Synojmë të rifreskojmë këtë shërbim me kuadro të reja si dhe të realizojmë investime konkrete për të përmirësuar kushtet e punës, për blerjen e pajisjeve, makinerive të nevojshme që jeta e punëtorëve të këtij shërbimi, por edhe jeta e prona e qytetarëve, të jenë të sigurta”- theksoi kandidati Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img