06,05,2024

Agim Aliu: Synoj të ndërtoj stadium me 20,000 ulëse dhe të themeloj ligën shkollore të sportit

Must Read

Gjatë takimeve me grupe sportistësh dhe të rinj të angazhuar në organizime sportive, kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka shpalosur iniciativën e tij të përfshirë brenda programit qeverisës që në mandatin e tij qeverisës të themeloj ligën shkollore të sportit.

“Në mandatin tim qeverisës, do të themelojmë bashkë me mësimdhënësit e kulturës fizike, ligën shkollore sportive, në mënyrë që të kultivojmë tek të rinjtë një shëndet të plotë dhe angazhim fizik më të shtuar, larg dukurive negative, të cilat për fat të keq po shkatërrojnë çdo ditë të ardhmen e të rinjve tanë. Këtë organizim do të institucionalizojmë dhe mbështesim me gjithë kapacitetin komunal, që të shërbej si një organizim mirëfilli i strukturuar në dobi të nxënësve dhe promovimit të sportit në shkollat tona. Pjesë e investimeve në sport do të jete edhe një projekt kapital, ai i ndërtimit të stadiumit të ri me partneritet publiko-privat në kapacitet prej 20,000 ulësesh, i cili do të krijoj hapësirë adekuate për sportistët ferizajas” – theksoi Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img