21,05,2024

Agim Aliu: Sot, jemi të gjithë me mendje e me zemër me Pejën!

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë qytetarëve të Pejës pas vërshimeve të mëdha mbrëmë.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e nënës dhe fëmijës 5 vjeçar që vdiqën mbrëmë si pasojë e përmbytjeve.

“Sot, kontaktova Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për t’i shprehur ngushëllime të sinqerta për viktimat e vërshimeve të djeshme ku humbën jetën një nënë dhe djali i saj 5 vjeçar, e përmes tij i shpreha ngushëllime edhe familjarëve të viktimave, si dhe i shpreha gatishmërinë e solidaritetin e komunave që të ndihmojmë Pejën për tejkalimin e situatës.

Sot, jemi të gjithë me mendje e me zemër me Pejën!” ka shkruar Aliu,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img