11,09,2025

Agim Aliu: Një kryevepër infrastrukturore ka nisur punimet- Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë në Ferizaj

Must Read


Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka përcjellë punimet të cilat kanë filluar për ndërtimin e nënkalimit afër Stacionit të Policisë në Ferizaj. Aliu këtë e ka quajtur një kryevepër infrastrukturore e cila do të jetë në shërbim të automjeteve dhe këmbësorëve.
“Një kryevepër infrastrukturore ka nisur punimet- Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë në Ferizaj
Në Ferizajn e transformimit rrënjësor urban, tashmë ka nisur së zbatuari, projekti tjetër madhor – Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj, një vepër madhore infrastrukturore, që i jep zgjidhje përfundimtare nevojave të qarkullimit në zemrën e qytetit dhe mundëson ritme më të larta zhvillimi të të gjithë qendrës së qytetit tonë.
Një vepër që i kushtohet ferizajasve që duan dhe besuan tek ndryshimi, tek zhvillimi e modeli që Ferizaj paraqet për gjithë vendin, vepër që ndër breza i kushtohet të rinjve, të moshuarve, ferizajasve të çdo moshe e profesioni, personave me nevoja të veçanta, shërbimeve emergjente, bizneseve e të tjera, për t’i dhënë sigurinë, lehtësinë e qarkullimit e zhvillimin gjithë zonës. Na priftë e mbara, bashkë!”ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img