29,04,2024

Agim Aliu: Kultura do të jetë avokatja më e mirë e mënyrës sime të qeverisjes

Must Read

Ferizaj.05.10.2017. Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në një bisedë me gazetarin e portalit “Ferizajpress”, ku shpalosi disa prej pikave kryesore të programit të tij qeverisës, veçanërisht për investimet në kulturë, theksoi se gjatë mandatit të tij qeverisës do të investohet në kompletimin e infrastrukturës për kulturën dhe investimin në projektet e reja, të nevojshme për fuqizimin dhe avancimin e veprimtarisë kulturore në Ferizaj.

“Unë kam një plan investimesh për infrastrukturën kulturore. Një rilindje e plotë dhe energji të shtuara për të mbështetur gjithë iniciativat që kultivojnë dhe promovojnë vlerat tona kulturore. Në programin tim qeverisës kam paraparë fillimin e ndërtimit të një objekti multifunksional me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të ketë të integruar brenda saj: sallën e koncerteve, sallën e re të Teatrit me të gjitha kushtet e nevojshme teknike, skenën verore si dhe Qendrën Kulturore për fëmijë. Këto hapësira, ky objekt i kanë munguar Ferizajt dhe adhuruesve të kulturës. Unë dhe ekipi im qeverisës do ta kemi prioritet, zhvillimin dhe promovimin e kulturës në nivel lokal. Kultura do të jetë avokatja më e mirë e mënyrës simë të qeverisjes”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img