Ferizaj

Agim Aliu: Gratë nuk do të jenë më makijazh i qeverisjes lokale

By FerizajPress

September 25, 2017

“Njëri prej angazhimeve dhe objektivave tona kryesore do të jetë fuqizimi i gruas në vendimarrjen lokale, përmes harmonizimit të Rregullores Komunale për Barazi Gjinore ,me ndryshimet e fundit në ligjin përkatës, ofrimi i shansit të barabartë në punësim, promovimi i të drejtave pronësore të grave, mbështetja dhe rritja e cilësisë së iniciativave që kalojnë përmes Zyrës Komunale për Barazi Gjinore, si dhe mbështetja dhe promovimi i bizneseve të cilat drejtohen nga gratë”

“Gratë nuk mund dhe nuk do të jenë më makijazh i qeverisjes lokale. Ne do të qeverisim bashkarisht për iniciativat që avancojnë rolin e tyre në shoqëri” deklaroi kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu.