27,04,2024

Agim Aliu: Ditar shkollor digjital, fond të veçantë për pastërtinë në shkolla dhe projekte të tjera për arsimin ferizajas

Must Read

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në takimin e mbajtur me mësimdhënës, përveç shpalosjes së pjesës programore për fushën e arsimit, theksoi se në mandatin e tij qeverisës, do të krijoj një fond të veçantë për pastërtinë në shkolla, të ndërtoj dhe renovoj objektet shkollore, si dhe të lansoj një projekt të rëndësishëm, siç është ai i ditarit shkollor digjital.

“Në mandatin tim qeverisës, shkollat do të kthehen në ambiente të pastra dhe me kushte adekuate për mësim, këtë do të bëj përmes krijimit të një fondi të veçantë për pastërtinë në shkolla, e cila do të eliminonte rrezikun e infeksioneve të nxënësve dhe një ambienti më të shëndetshëm për zhvillimin e mësmit, po ashtu, për të bërë më të lehtë qasjen e familjes për vijimin e mësimeve të fëmijëve të tyre, ne do të krijojmë një platformë digjitale, përkatësisht ditarin digjital, i cili do të shërbej që në çdo vend, në çdo kohë, prindërit dhe të tjerë të autorizuar, të ndjekin suksesin, vijueshmërinë dhe aktivitetin e nxënësit në shkollë. Por natyrshëm se ne do të investojmë edhe në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, si dhe renovimin e atyre ekzistuese, në bazë të nevojave të komunitetit dhe mundësive buxhetore që ka komuna jonë” theksoi kandidati Aliu.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img