16,05,2024

Afër 600 mijë euro dëm të buxhetit komunal nga përmbarimet, LDK kërkon sqarime

Must Read

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, përmes një konference për media, ka bërë të ditura shkeljet e evidentuara nga Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin 2022, i publikuar gjatë muajit maj.

Edhe këtë vit numri i shkeljeve është shqetësues dhe për më keq, një numër i madh i këtyre shkeljeve janë të përsëritura, çfarë dokumentojnë paaftësi të qeverisjes lokale, e madje edhe tendencë të qartë që të ndërmirren veprime të kundërligjshme në shërbim të interesave klanore.

Nga një mal shkeljesh të përmbledhura në raportin e sivjetshëm të Auditorit, kryetari Azemi nënvizoi prezantimin jo të saktë të llogarive të arkëtueshme në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF), klasifikimin joadekuat të shpenzimeve, mosregjistrimin e pasurive në PVF, pagesa për punë të papërfunduara dhe kontraktim të operatorëve ekonomikë pa përmbushur kriteret.

Veç tyre, Komuna e Ferizajt po ashtu cilësohet si e dobët në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së përfiutuesve të subvencioneve, duke ngritur dyshime lidhur me shpërndarjen e tyre. Ndërkohë që po në këtë raport jepen vërejtje për zyrtarë të evidentuar që s’janë në listën e pagave dhe kontrata të prokurimit që tejkalojnë limitin ligjor. Po ashtu, Thesari sipas vendimeve gjyqësore/përmbarimore del të ketë ekzekutuar nga buxheti i komunës mbi 5 milion euro, ku afër 600,000 euro kanë shkuar pë procedura përmbarimore dhe interes.

“Këto janë vetëm disa nga gjetjet e Auditorit që pasqyrojnë menagjim të dobët të Komunës nga pushteti aktual. Përveç kësaj, këto veprime i hapin mundësi keqpërdorimeve të ndryshme në dobi të interesave klienteliste, por që gjithësesi në dëm të qytetarit të Ferizajt”, u shpreh Visar Azemi gate kësaj konference.

Tutje ai rikujtoi edhe rekomandimet që Auditori ka dhënë pas auditimit të Pasqyrave Financiare Vjetore të vitit 2021, nga ku rezulton se prej 23 rekomandimeve, janë zbatuar vetëm 8, pra as gjysma. 15 rekomandime nuk janë zbatuar fare.

Me këtë rast, Kryetari Azemi iu ka bërë thirrje kryetarit të Ferizajt dhe gjithë qeverisjes lokale që të sqarohen për shkeljet e gjetura nga Auditori, e në veçanti për ato që përseriten nga viti në vit. Njëkohësisht pushteti aktual u ftua që të jetë i përgjegjshëm në rekomandimet e bëra sivjet dhe të mos vazhdohet me veprime që keqpërdorin buxhetin e qytetarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img