22,03,2025

Afër 300 aparate për lojëra të fatit të sekuestruara gjatë këtij viti

Must Read

aparate-lojrafati4

Njësitet e Doganës që nga janari i këtij viti dhe deri tani kanë organizuar aksione të shumta të cilat kanë rezultuar me një numër të konsiderueshëm të aparateve për lojëra të fatit të sekuestruar.

Në këto aksione Dogana e Kosovës thotë se ka qenë e përkrahur edhe nga Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

“Deri tani mbi 300 aparate dhe lojëra të tjera janë konfiskuar në tërë territorin e Kosovës, vlen të theksohet se Dogana nga akciza në lojëra të fati për viti 2016 ka mbledhur afër 4 milion euro. Një numër i konsiderueshëm i këtyre zbulimeve ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me qytetarë ku ne kemi marr lajmërime për aktivitete ilegale”, thuhet në një komunikatë./KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img