16,10,2024

Aeroporti i Prishtinës me fluturime për në Paris

Must Read

Programi i ri stimulues i lansuar nga Limak Kosovo International Airport, po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm duke ndikuar në shtimin e frekuencave në linjat ekzistuese dhe zgjerimin e listës së destinacioneve nga dhe për në ANP “Adem Jashari”.

Duke filluar nga 2 Nëntori i këtij viti, kësaj liste i shtohet edhe aeroporti i Parisit Charles de Gaulle, linjë kjo e cila do të operohet nga kompania ajrore Easy Jet. Këto fluturime direkte për në Paris, do të realizohen me aeroplanë të tipit Airbus 319 me frekuencë prej dy herë në javë: të Mërkureve dhe të Shtuneve.

“Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi” – ka thënë me këtë rast drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

Kompania ajrore Easy Jet përveç fluturimeve për në Basel dhe Gjenevë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë këtij viti kishte filluar edhe me fluturime për në Berlin, kurse që nga Nëntori, qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë me fluturime direkte për në Paris.

Orari i planifikuar i fluturimeve është si vijon:
 
Dita e Mërkure:
EZY3601: Fluturimi Paris-Prishtinë: Nisja në 07:10 Arritja në Prishtinë 10:00.
EZY3602: Fluturimi Prishtinë- Paris: Nisja në 10:40 Arritja në Paris 13:40.

 
Dita e Shtunë:

EZY3601: Fluturimi Paris-Prishtinë: Nisja në 16:30 Arritja në Prishtinë 19:20.
EZY3602: Fluturimi Prishtinë- Paris: Nisja në 20:00 Arritja në Paris 23:00.
/Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img