Lajme

Aeroplanët rusë fluturojnë pranë luftanijes amerikane

By FerizajPress

April 14, 2016

Dy aeroplanë luftarakë rusë për pak sa nuk kanë shkaktuar një aksident me luftanijen amerikane “USS Donald Cook”, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë.

Ata janë shprehur se gjithë ngjarja është regjistruar në ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, ku dy aeroplanët luftarakë “Sukhoi SU-24” u afruan shumë pranë luftanijes.

Sipas zyrtarëve amerikanë, aeroplanët nuk mbanin armatime. Komandanti në luftanijen “USS Donald Cook” ka thënë se Rusia kreu një “simulim sulmi”.

“Fluturimi i aeroplanëve farë pranë anijes ishte mjaft provokues dhe për pak ata mund të kishin shkaktuar një aksident”, ka theksuar komandanti amerikan.